Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

30 Qershor, 16:00| Përditesimi: 30 Qershor, 16:05

  • Share

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 45 vjeçarin Gentjan Xhaferi, banues në Ksamil, pasi akuzohet se ka vjedhur.

Xhaferi dyshohet se më 27 qershor, ka vjedhur 75.000 lekë të reja në supermarket “Oqean” në lagjen nr.1 të Sarandës.

45-vjeçari rezulton me disa precedentë penalë për vjedhje dhe ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të cilën e ka thyer dhe për këtë do t’i rëndojë edhe një akuzë tjetër.

Herën e fundit ai u arrestua në nëntor 2023 për tentativë vjedhje në Sarandë.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?