SARANDË - Një grindje që nisi me fjalë dhe mandej ka precipituar në rrahje deri në lënie shenjash ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr.3 në qytetin e Sarandës.
Sanitarja e kopshtit Etleva Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.
Fillimisht është grindur me fjalë duke precipituar në rrahje nga ana e sanitares kundrejt drejtoreshës.
U njoftua Policia e cila shkoi në vend dhe pas hetimit të kryer ka bërë ndalimin e sanitares Etleva Meta me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.