Kronikë
Top 24

Sarandë/ Tre ditë pas u vetëmbyt, gjendet trupi i pajetë i 55-vjeçarit

15 Maj 2019, 11:36| Përditesimi: 15 Maj 2019, 13:03

  • Share

SARANDË- Tre ditë pasi u vetëmbyt në lumin e Bistricës, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të Arben Shaqirit. Raportohet se trupi është gjetur shumë pranë vendit ku 55-vjeçari u mbyt pasditen e së dielës së kaluar.

Familjarët ditën e djeshme kanë akuzuar autoritetet në Sarandë se nuk ka nisur në kohë kërkimet për trupin e tij. Në një prononcim për Report Tv, kreu i komunitetit rom në Sarandë, Ramiz Begani akuzoi se ndonëse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, polumbarët nuk kishin ndërmarrë asnjë lloj operacioni.

Si pas dëshmitarëve, Shaqiri ishte nisur për tek varrezat e djalit të vogël 6-vjeçar i cili në vitin 2005, u përdhunua dhe më pas u vra dhe nuk u kthye më i gjallë në shtëpi.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 15/05/2019 14:42

    Pushofte i qete, ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?