Kronikë

Sarandë/ Fshihte në banesë kallashnikovin me tre krehra, arrestohet 31-vjeçari, 15-vjeçari në hetim për moskallëzim krimi

11 Shkurt 2024, 10:53| Përditesimi: 11 Shkurt 2024, 12:27

  • Share

Sarandë – Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi fshihte në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjatë kontrolleve në banesën e 31-vjeçarit të identifikuar me inicialet A.G., blutë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe fishekë luftarak.

Po ashtu, një 15-vjeçar është vënë nën hetim për moskallëzim të këtij rasti të armëmbajtjes pa leje.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për një rast të armëmbajtjes pa leje, në një banesë në fshatin Çukë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar "Gracka".

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç”,-njofton policia.

K.M/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?