Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Konispol, në pyllin e fshatit Janjaj, në kufi me Greqinë. Viktima është identifikuar si Bekim Brahimi, ndërsa në trup i janë gjetur plagë të rënda. Ai kishte shkuar në pyll i vetëm, ku paraprakisht dyshohet se është sulmuar nga kafshët e egra.
Për momentin nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Komento