Kronikë

Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq (EMRAT)

24 Dhjetor, 08:47| Përditesimi: 24 Dhjetor, 10:17

  • Share

SARANDË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq, teksa një grua ka vrarë burrin e saj, raporton gazetari Limos Didani.

Mësohet se në familjen Tahiraj, Elvira Tahiraj 49 vjeçe ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Siç bën me dije policia ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.  

'Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.', njofton policia

Policia ndodhet ne vendngjarje.

Lajmi ne perditesim...

Ora 10:07
Sarandë/ Gruaja vrau burrin në fshatin Metoq, flet një fqinj: Ajo kishte probleme të shëndetit mendor, ai punonte i vetëm mbante shtëpinë

Lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ku gruaja vrau burrin me sëpatë, një nga banorët e fshatit rrëfen për mediat si e ka njohur çiftin.

Ai rrëfen se gruaja ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorti i saj i vrarë punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.

'Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?