Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ I dyshuar si autor i 8 vjedhjeve, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim

6 Dhjetor 2018, 15:45| Përditesimi: 6 Dhjetor 2018, 15:56

  • Share

Sarandë- Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, është vendosur këtë të enjte në pranga për vjedhje. Report Tv raporton se bëhet fjalë për personin me inicialet Y.Gj., banues në fshatin Çukë të Sarandës.

Ndalimi i 42-vjeçarit erdhi për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka caktuar për të më datë 28 nëntor të këtij viti masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Y.GJ. dyshohet se është autor i 8 vjedhjeve në fshatin Çukë të Sarandës dhe konkretisht:

-Më datë 25 shtator të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale B.C.

-Më datë 2 korrik të këtij viti  është vjedhur banesa e personit me iniciale Q.R.

-Më datë 31 korrik të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale K.P.

-Më datë 8 qershor të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale K.L.

-Më datë 12 qershor të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale T.S.

-Më datë 24 qershor të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale P.T.

-Më datë 6 mars të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale R.R.

-Më datë 23 mars të këtij viti është vjedhur banesa e personit me iniciale M.O.

Shtetasi Y.GJ. dyshohet se ka vjedhur nga banesat e personave të sipërpërmendur kryesisht orendi shtëpiake.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?