Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ I vodhi me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, arrestohet 19-vjeçari

4 Janar, 15:40| Përditesimi: 4 Janar, 15:45

  • Share

SARANDË – Një 19-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë (4 janar 2024) pasi akuzohet se i ka vjedhur 400 euro punonjësit të një lavazhi.

Sipas policisë, i riu me inicialet I.A. dyshohet se ka kryer krimin në lagjen nr.3 të qytetit, në datën 31 dhjetor 2024.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës. Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë",-njofton policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?