Sarandë/ Iu gjetën arsenal armësh në banesë, në pranga një 37-vjeçar, në kërkim i ati (VIDEO)

24 Shkurt 2021, 08:21| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 09:05

  • Share

SARANDË - Një 37-vjeçar u shpall në kërkim pasi policia gjeti në banesën e tij në fshatin Dhrovjan në Finiq një arsenal armësh.

Policia shpalli në kërkim dhe të atin e tij, Jani Trëndafili. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 10 armë zjarri dhe municion luftarak.

Më konkretisht, babë e bir në banesë kishin fshehur 1 mitraloz të lehtë, 2 kallashnikovë, 3 armë zjarri pushkë dhe 4 armë gjahu, 1 granat-hedhës dhe 220 fishekë luftarakë.

Në pranga u vendos 37-vjeçari Mihal Trëndafili dhe u shpall në kërkim i ati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?