Foto ilustruese

Sarandë/ Shtetasi francez që udhëtonte me mbi 106 mijë euro të padeklaruara do të hetohet në gjendje të lirë

24 Shkurt 2020, 15:41| Përditesimi: 24 Shkurt 2020, 16:40

  • Share

SARANDE- Shtetasi francez Renan, Ch. që udhëtonte i dehur me motoçikletë me 106 890 euro dhe 102 dollarë të padeklaruara do të hetohet në gjendje të lirë.

Motoçikleta rezulton në pronësi të një tjetër shtetasi francez Peter Ivan, banues në lagjen 3 në Sarandë, i cili  e kishte blerë këtë mjet 9 ditë më parë.

Sipas spolicisë, ai kishte hyrë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit.

Nën drejtimin e prokurorisë, u kryen veprimet procedurale, u bë sekuestrimi i shumës së parave dhe shtetasi R. Ch. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, ky shtetas u procedua edhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rastit.

Komento

Komente

  • Turi: 24/02/2020 18:29

    Po te ishte shtetas Shqiptar do ishte ne burg kurse me te huajt sillen me edukate legenat tane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?