Në foto 'Rulot'-i i ngarkuar me kanabis

Kronikë
Top 24

Sarandë, kapet 'Rulot'-i me rreth gjysmë ton kanabis, drejtohej nga një turist italian/FOTO

27 Qershor 2018, 21:11| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 23:02

  • Share

Kapet një tjetër sasi e madhe me kanabis në jug të vendit. Burime për Report Tv thonë se policia ka bllokuar në Qafën e Gjashtës në Sarandë një "Rulot", i cili drejtohej nga një turist italian.

Agjentët dyshonin se në këtë automjet po transportohej lëndë narkotike dhe për këtë shkak e kanë shoqëruar në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner. Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e "Rulot"-it ishte fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate. Report Tv ka siguruar foton e automjetit të turistit italian ku në dritare duken thasët me kanabis, pasi ishte sekuestruar nga policia. 


(Në foto "Rulot"-i ku u gjet droga, në foto, nga dritarja duken thasët me kanabis)

Policia ka vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli, 36 vjeç. Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia për ngjarjen, si dhe nuk dihet ku e kishte ngarkuar makinën me drogë 36-vjeçari.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?