Kronikë

Sarandë/ Kërcënoi qytetarin me armë zjarri, pezullohet punonjësi i policisë në Ksamil (EMRI+VIDEO)

2 Janar, 17:19| Përditesimi: 2 Janar, 17:24

  • Share

SARANDË - Një punonjës policie është pezulluar nga detyra në Sarandë dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale.

Videoja e përfshirë shfaqte inspektorin Arben Islamaj, të angazhuar si trupë shërbimi në Komisariatin e Policisë Sarandë, duke mbajtur armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje me disa qytetarë në Ksamil.

'Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.', njofton policia.

G.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bossi: 03/01/2025 00:20

    Po ti qe ben vidjon ça ke kerku ke polici ,ça te ka humb atje apo ke shku me kerku tokat e plakes,lere policin ne punen e tij se ska çte duhet ty me u afru afer pikes se bllokimit ,shif mos eshte polici me plaken tate aty

    Përgjigju
  • Ish.ofic.iF.A.R.PS.SH.: 02/01/2025 17:36

    Nuk e kuptoj përse njërzit me UNIFORMË ju është dhënë ARMA?JEPNI MOTIVET E NGJARIES DHE LEJONI INSTITUCIONET E NOMEGLATURËS TË BËJNË DETYRËN.JU E DËNUAT PUNONJËSIN E POLICIS.

    Përgjigju
  • Loran: 02/01/2025 17:29

    Rrac spiunash me kamer ne dor ngelen fuksat ter jeten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?