Policia Kufitare ka shpëtuar një turiste nga Ukraina ditën e sotme, pasi kishte mbetur në disa shkëmbinj gjatë notit dhe nuk mund të kthehej në breg për shkak të dallgëve.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasja ukrainase kishte hyrë për të notuar në plazhin e Pasqyrave në Sarandë, por kishte mbetur në disa shkëmbinj dhe nuk mund të vijonte të notonte për të dalë në breg për shkak të motit të keq.
“Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg turisten ukrainase në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo dhe bashkëshorti i saj falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar’, njoftoi policia.
Policia Kufitare u bën thirrje pushuesve që të jenë të kujdesshëm në kushte të motit të keq dhe dallgëve të forta, duke shmangur rreziqet e panevojshme.