Aksi rrugor Borsh-Fterrë dhe viktima Eduard Maçi

Kronikë

Sarandë/ Makina del nga rruga në aksin Borsh-Fterrë, humb jetën polici, 2 të tjerë në gjendje të rëndë (EMRI)

15 Maj, 13:43| Përditesimi: 15 Maj, 14:25

  • Share

Sarandë- Një efekiv policie ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pasi makina që po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në kanal në aksin Borsh–Fterrë.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 12:00.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se Eduart Maçi (punonjësi i policisë) ndërroi jetë në vendngjarje pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?