Makina e aksidentuar

Kronikë

Sarandë/ Makina përfundon përmbys në trotuar, shpëton mrekullisht 22-vjeçari

10 Korrik, 07:50| Përditesimi: 10 Korrik, 08:02

  • Share

Sarandë-  Një aksident rrugor është shënuar rreth 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar.

Shoferi 22-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në trotuar.

I riu ishte i vetëm në makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.

Nga testimi i kryer për alkool, drejtuesi rezultoi negativ, me 0.00 mg/l.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

1752127306_8bb3132bb34c49da96c35002f4e73051.jpg

1752127321_11e140ebdf4344039240f339c8d97071.jpg

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?