Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Sarandë/ Makina përplas këmbësorin, 64 vjeçari transportohet drejt Traumës

23 Tetor 2024, 11:08| Përditesimi: 23 Tetor 2024, 11:14

  • Share

Sarandë-Një aksident është regjistruar sot në qytetin e Sarandës. Një 52 vjeçare ka përplasur me makinë një 64 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, në lagjen nr. 1.

Burri është duke u transportuar drejt spitalit të Traumës. Ndërkohë drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat.

“Rreth orës 10:20, në lagjen nr. 1, shtetasja V. Sh., 52 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 64 vjeç, këmbësor, i cili po transportohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.  

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?