Sarandë/ Makina përplas këmbësoren në hyrje të qytetit, e plagosura dërgohet në spital

10 Shkurt 2021, 19:43| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 21:08

  • Share

SARANDË - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (10 shkurt) në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës ku një makinë ka pëplasur një kalimtare.

Si pasojë, ajo ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

"Rreth orës 19:12, në lagjen Nr.1, Sarandë, një automjet, me drejtues  shtetasin K.B., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. B., rreth 30 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën" - njofton policia.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?