Kronikë
Top 24

Sarandë/ U mbyt në lumë, familjarët akuzojnë: S'po bëhen kërkime për gjetjen e trupit

14 Maj 2019, 11:13| Përditesimi: 14 Maj 2019, 12:14

  • Share

SARANDË- Familjarët e Arben Shaqirit i cili u vetëmbytë në Kanalin e  Çukës pasditen e 12 majit kanë akuzuar autoritetet e Sarandës se nuk kanë dërguar polumbarë për gjetjen e trupit. Në një prononcim për Report Tv, kreu i komunitetit rom në Sarandë, Ramiz Begani është shprehur se ndonëse kanë kaluar 24 orë, polumbarët nuk kanë ndërmarrë ende asnjë lloj operacioni.

Ai madje ka kërcënuar se nëse nuk fillojnë kërkimet  deri në orën 12:00 do të shkojnë të gjithë si komunitet para policisë Sarandë për të kërkuar të drejtën e tyre.

"Polumbarët akoma nuk kanë ndërmarrë asnjë lloj operacioni për gjendjen e trupit. Nëse nuk fillojnë kërkimet  deri në orën 12:00 do të shkojmë të gjithë si komunitet para policisë Sarandë për të kërkuar të drejtën tonë si qytetarë në radhë të parë, pastaj për trupin e të ndjerit", u shpreh Begani.

B.K./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?