Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë/ Ndërtoi pa leje në tokë publike në Ksamil, arrestohet 30-vjeçari

5 Mars, 15:00| Përditesimi: 5 Mars, 15:02

  • Share

SARANDË – Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë këtë të mërkurë (5 mars 2025) teksa po ndërtonte pa leje në tokë publike, në lagjen nr. 1, në Ksamil.

“Gjatë kontrolleve, u konstatua se shtetasi B. S., po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në tokë publike.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 30 vjeç, banues në Sarandë”,- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?