Policia e Sarandës

Kronikë

Sarandë/ Ngacmoi seksualisht pushuesen në Ksamil, merret nën akuzë 40-vjeçari

19 Qershor, 14:42| Përditesimi: 19 Qershor, 14:44

  • Share

Sarandë- Policia e Sarandës ka marrë nën hetim një 40-vjeçar nga Ksamili, i cili është denoncuar për ngacmim seksual.

Kallëzimi është bërë në Komisariat nga një vajzë 24-vjeçare, kurse hetimet ndaj të dyshuarit po kryhen në gjendje të lirë, pasi u mor në pyetje nga efektivët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për F. A., 40 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, bëri me dije sot (19 qershor), policia vendore.

Mbeten ende të paqarta dinamika e ngjarjes dhe rrethanat, që do sqarohen më tej nga organi i akuzës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?