Tre turistë të huaj kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur mes dy mjeteve lundruese në det pranë Kakomesë, në Sarandë, rreth orës 13:10.
Dy mjete detare turistike u përplasën në rrethana ende të paqarta, ndërsa të plagosurit janë australiania Charlotte Ann Richards, francezi Alit El Haj Sofian dhe italiania Bionde Catherine.
Për t’ju ardhur në ndihmë ndërhyri menjëherë Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit, duke i transportuar të plagosurit në Spitalin e Sarandës. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Operacioni i shpëtimit u koordinua dhe u realizua në kohë reale nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit,Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare dhe Policia Kufitare Sarandë.
Komente
