Kronikë

Sarandë/ Plagosi me thikë një person gjatë një konflikti, arrestohet 38- vjeçari

25 Shtator 2024, 10:17| Përditesimi: 25 Shtator 2024, 10:39

  • Share

Një 38- vjeçar me inicialet Denito Ruci është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Sarandës, pasi plagosi me thikë një 38- vjeçar me inicialet Mariglen Duro gjatë një konflikti për motive të dobëta.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Mariglen Duro, 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Sipas policisë, pasi plagosi me thikë 38- vjeçarin, autori ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?