Foto ilustruese

Kronikë

Sarandë- Shkoi të kulloste bagëtitë, masivi shkëmbor zë poshtë 52-vjeçaren...humb jetën në vend

12 Janar 2020, 17:37| Përditesimi: 12 Janar 2020, 17:57

  • Share

SARANDË- 52-vjeçarja kishte dalë si çdo ditë për të kullosur bagëtitë, me të cilat mbante familjen, por nuk u kthye më në shtëpi.

Teksa po ruante bagëtitë, një masiv shkëmbor u shkëput nga mali duke e zënë poshtë, e për pasojë gjeti vdekjen mesditën e sotme. Kjo ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 15:15 në fshatin Zmines, Livadhja, nga ku referuar burimeve zyrtare viktima është identifikuar si Sevastia Floru, 52 vjeçe.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

1578847991_WhatsAppImage20200112at17.49.38.jpg

Fshati ku ka ndodhur ngjarja e rëndë

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?