Autoritetet arritën të zbardhin dhe të dokumentojnë me prova ligjore një vjedhje me dhunë, ngjarje e ndodhur në fshatin Melçan në Finiq.
Si autorë të dyshuar të vjedhjes u arrestuan 2 persona të tjerë si dhe Jetmir Gerbi që u vendos në pranga mbrëmjen e ngjarjes.
Në prangat e policisë ranë Kleo Hysi 32 vjeç, dhe një 29 vjeçar Paris Qurku me banim n Sarandë për veprën penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim.
Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Report Tv, këta 3 persona në bashkëpunim kanë vjedhur me dhunë një banesë në fshatin Melçan në Finiq në pronësi të shtetasit Dh.P.
Ata kanë hyrë me dhunë në banesë dhe kanë vjedhur një sasi monetare prej 20 mijë lekësh të reja si dhe një armë gjahu.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të veprimeve hetimroe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së ngjarjes së ndodhur në 29 Gusht në fshatin Melçan, bënë të mundur zbardhjen e plotë, identifikimin, kapjen dhe ndalimin e të dy bashkëuatorëve të dyshuar për këtë ngjarje, konkretisht K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale "Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim" - njofton policia.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
E kan ba per buk goje ne burg duhet fut Edvin Rama qe u ka vjedh leket shqiptareve
Përgjigju3 dembela kriminela
Përgjigju