Policia në vendngjarje pas krimit në fshatin Metoq

Kronikë

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

26 Dhjetor, 14:15| Përditesimi: 26 Dhjetor, 14:25

  • Share

Sarandë- Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sopatë në banesën e tyre, në fshatin Metoq. 

Seanca gjyqësore u zhvillua sot, ku gjykata vendosi të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Po ashtu, ndaj saj u caktua masa e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Gjatë seancës, Elvira Tahiraj u mbrojt nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes tragjike.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Sarandës, ndërsa ekspertiza mjekësore pritet të zbardhë gjendjen psikologjike të të dyshuarës në momentin e krimit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?