Sarandë/ Zjarr në një stan, digjen 350 dele dhe produkte ushqimore! Pronari: Nuk kam konflikte me njeri, dëmi është i madh (VIDEO)

22 Janar 2021, 08:32| Përditesimi: 22 Janar 2021, 13:56

  • Share

SARANDË - Një zjarr ka përfshirë një stan në fshatin Vrion në orën 06:15.

Si pasojë e flakëve janë djegur 225 dele dhe 125 qingja si dhe një sasi e konsiderueshme produktesh ushqimore.

Policia njofton se zjarri ka qenë aksidental. Pronari i këtij stani, Ruzhdi Alllkushi shprehet për Report Tv se zjarri ishte aksidental dhe se nuk ka pasur konflikte me asnjë person.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dëmi kap vlerën e 200 mln lekëve të vjetra pasi bagëtitë janë racë Lakon.

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht” – njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 10:59
Stani i djegur në Vrion, kryetari i bashkisë: Do ndihmojmë për rimëkëmbjen e biznesit (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Vrion, Kristo Kiço shprehet se dëmi në stanin i cili u dogj është i madh, por tashmë situata është nën kontroll.

Ai thotë se qeveria lokale dhe ajo vendore do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në rimëkëmbjen e biznesit.

“Sapo jemi njoftuar rreth orës 6 të mëngjesit, forcat e zjarrëfikëses morën masa. Fatkeqësisht konstatojmë që dëmi është i madh, është dëmtuar një biznes mjaft i mirë dhe i fuqishëm i zonës. Nuk mundëm të bënim diçka më shumë pasi dhe situata ishte e tillë. Situata është nën kontroll. Detyra jonë si pushtet lokal dhe si i qeverisë vendore është që të gjendemi pranë këtij biznesmeni të zonës, ta ndihmojmë që të rimëkëmbet me të gjitha mënyrat që mund të ekzistojnë. Dëmi llogaritet në miliona lekë. Duhet të marrim masa të menjëhershme” – tha Kiço.

Ora 10:16
Djegia e stanit, flet pronari: Zjarri ishte aksidental, nuk kishim konflikte me njeri (VIDEO)

Pas zjarrit të rënë në një stan në fshatin Vrion ka folur vetë pronari i ndërtesës. Ruzhdi Allkushi u shpreh për Report Tv se zjarri ishte aksidental dhe se nuk ka asnjë konflikt me njeri.

Ai thotë se zjarri ishte i fuqishëm dhe i vështirë për tu shuar nga zjarrëfikëset.

“Janë të djegura komplet. Kur erdha në mëngjes i gjeta të djegura bagëtinë dhe bazat ushqimore. Kryesore ishte bagëtia. Ishim 5 persona që punonim këtu. Zjarri ishte aksidental, unë nuk kam konflikte me njeri. Këto janë fatkeqësi natyrore. Erdhën të gjithë, kryetarë bashkie, zjarrëfikëset. Është i fuqishëm dhe nuk e shuanin dot, të paktën të shpëtoj objektin, ndërtesën” – tha pronari i stanit Ruzhdi Allkushi.

 

Ora 10:04
Sarandë/ Djegia e stanit në Finiq, çfarë ka ngelur pas zjarrit (VIDEO)

Report Tv sjell pamje nga stani i djegur gjatë mëngjesit të sotëm në Vrion ku u dogjën 225 dele dhe 125 qingja si dhe një sasi e madhe produktesh ushqimore.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?