Sarandë/Nuk iu bind urdhërit të policisë dhe iku me shpejtësi! 22-vjeçari përplas një efektiv në tentative për tu larguar

17 Gusht 2023, 15:54| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 16:16

  • Share

Në tentative për t’ju ikur policëve, që e kishin sinjalizuar të ndalonte një 22-vjeçar ka përplasur një efektiv, teksa i jepte me shpejtësi makinës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrinë, ku shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit që drejtohej nga 22-vjeçari K. M.

Mirëpo, pavarësisht sinjalizimit për të ndaluar, i riu ka shtuar shpejtësinë e automjetit dhe është përplasur me automjetin e një agjenti të krimeve, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë.

Uniformat blu janë vënë menjëherë në ndjekje të 22-vjeçarit dhe pas disa minutash, kanë bërë bllokimin e automjetit, si dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të riut iu gjet një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën 108 fishekë luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se i riu e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet.

Lënda narkotike, fishekët luftarak dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?