SARANDË - Gjykata e Sarandës ka lënë në masë arresti me burg 72-vjeçar, Bajram Tusha, në akuzë për abuzim seksual me një vajzë 17-vjeçare, mohoi akuzat në sallën e gjyqit. "Shkoj në burg vetëm për shkak se e kam ndihmuar këtë familje", mësohet të ketë thënë i moshuari
Prokuroria kërkoi burg pa afat në bazë të denoncimit të 17-vjecares dhe të dashurit të saj, gjithahtu edhe një përgjim ambiental gjatë momentit të ballafaqimit midis 17 vjecares dhe Bajram Tushës. Në këtë takim të përgjuar, mësohet se i moshuari i ka kërkuar vajzës të ndryshojë denoncimin dhe të tërheqë padinë.
Gjykata e Sarandës rrëzoi kërkesën e mbrojtjes, për deklarim si të paligjshëm të arrestimit të të moshuarit. Sipas avokatit Gjergji Imeraj, familja e të miturës po përgatit një padi penale për të dashurin e vajzës i cili prej dy javësh e mbante vajzën në shtëpinë e tij.
Kjo ngjarje ka shumë mistere brenda saj, për shkak se në një rrëfim ekskluziv që Report Tv pati me nënën e vajzës, ajo hodhi poshtë pretendimet duke thënë se 17-vjeçarja është manipuluar nga i dashuri i saj për të sajuar gjithë historinë. Tashmë i mbetet në dorë hetimeve të zbulojnë atë se çfarë realisht ka ndodhur. 17-vjeçarja është pajisur me një urdhër mbrojtje nga gjykata ku ndalon prindërit e saj të kontaktojnë atë.
"Ndalimi i të paditurve për t’u takuar, kontaktuar ose komunikuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi me fëmijën e tyre. Fëmija e mitur të strehohet përkohësisht larg familjes. Kohëzgjatja e masave të mbrojtjes është deri në datën e përfundimit të gjykimit më 30 prill 2020, në orën 11.00", thuhet në urdhrin e mbrojtjes.
Sipas burimeve për Report TV, e mitura me të cilën është abuzuar seksualisht është dërguar në një qendër trajtimin psikologjik dhe të specializuar për këto rasteve në Tiranë.
Nderkohë pala e akuzuar pritet të apelojë vendimin, në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër.
Si fillim fajin per kte ngjarje e ka familja e vajzes pastaj vjen ky podofili qe ka perfitu nga varferia e tyre qe duhet te denohesh ne maksimum dhe po jan burra ata ne burg ta degjenerojn fare ti bejn shurren cdo dite ne koke!!!! Ndersa i dashuri i vajzes 17 vjecares thjesht shkaterroj jeten e ksaj vajzes se dhe ai ska per ta marr per grua por duhet te ket ndonj inat me kte monstren dhe ky tipi duhet arrestuar sespse ka nje sekret.Por mos harroni ne shqiperi ka me mijra te tille si ky monster te gjith biznesmenet ne shqiperi shkojn me minorene le te hapet nje polici speciale me specialist nga bota dhe aty do ta shihni sa ne cfar pozicioni ndodhet vendi yne keni per te pare sa pedofil ka vendi........
PërgjigjuKALBENI PLEHREN nja 20 vjet ne burg ,,,te mos e shohe me driten e diellit…///
PërgjigjuDuket si nje process i montuar i familjes se vajzes 72 vjec sex ????????
PërgjigjuPlaseni dhe mis e nxirni me nga Burgu.. Cfare nuk mban kjo Toke ..
Përgjigjusipas mendimit tim personal se nane jam dhe une , po jo nane si kjo qe del zot pedofilit , ka mundesi qe dhe vete kjo mami vet ta kete te dashur kte maskara , ose ta ket nxjerr vajzen per prostucjon vete me ba lek. Gjana tjera duhet te kete kjo histori.
Përgjigju