SARANDË- Një vjedhje është shënuar gjatë natës në fshatin Janjar, Bashkia Konispol.
Sipas bariut Sulo Ismaili, 4 persona nga fshatra të tjerë u kanë vjedhur 1 lopë dhe e kanë therur, duke e ndarë në 4 pjesë. Më pas 4 pjesët e lopës i kanë marrë me një automjet për t'u larguar.
Bariu ka njoftuar policinë ndërkohë së bashku me familjarët e tij kanë ndjekur automjetin në të cilin ishin 4 hajdutët. Automjetit në të cilën ndodheshej lopa e prerë dhe 4 hajdutët i është çarë sadokardi dhe ka rrjedhur vaji i motorit, çka ka detyruar hajdutët të fshehin mishin dhe të largohen.
3 nga personat janë kapur nga policia, ndërsa i katërti është ende në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë "arrestuan në flagrancë shtetasit Mario Lame, 21 vjeç dhe Ardit Isufi, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Shalës, Konispol, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një bagëti në pronësi të Sulo Ismailit.
"Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u krye kontroll në banesën e Mario Lame, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu, që posedohej pa leje, disa fishekë dhe një kapuç për maskim", njofton policia.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Kjo eshte shqiperia ku edhe kafshen nuk e lene te kullose e qete se e vrasin.Si mund tju kerkohet njerezve qe te mos ikin nga ky vend?
Përgjigju