Akuzat për financime ilegale të fushatës së tij për t’u rizgjedhur në krye të shtetit francez nxjerrin para gjykatës sërish ish-presidentin Nicholas Sarcozy. Ish presidenti francez rrezikon edhe 1 vit tjetër me burg veç̧ dënimit 3 vjeçar që prononcoi gjykata në fillim të këtij muaj.
Sarkozy paraqitet ditën e sotme para një̈ trupi gjykues për tu përgjigjur për një tjetër çështje atë të " financimeve ilegale " të fushatës se tij elektorale të vitit 2012.
Ish kreu i shtetit francez akuzohet se ka shpenzuar 2 herë më shumë para seç̧ e lejon ligji i financimit të fushatës elektorale në Francë rreth 42 milion euro për 40 mitingje brenda një̈ muaji fushatë.
Në bazë të ligjit francez një person është e lejuar të shpenzojë 22.5 milion euro por ish-presidenti ka tejkaluar dyfish atë në fushatën e tij për tu rizgjedhur në 2012, garë të cilën ai e humbi ndaj Socialistit Francois Hollande .
Dënimi për një shkelje të tillë është me një vit burg dhe një gjobë prej 3,750 euro.
Që nga viti 1990 dhe pas disa skandalesh, ligji francez parashikon një numër rregullash që kufizojnë në mënyrë rigoroze shpenzimet e fushatës. Mediat franceze raportojnë se ai mban kontakte të rregullta me Presidentin Emmanuel Macron, të cilin thuhet se po e këshillon. Dy javë më parë, Sarkozy u dënua për korrupsion dhe u dënua me një vit burg dhe dy vjet me kusht. Sarkozy mohoi shkeljet dhe apeloi vendimin, të cilin ai e quajti "një padrejtësi të thellë".
Gjyqi i ri ka të ngjarë të shtyhet për një datë të mëvonshme sepse një nga avokatët mbrojtës është shtruar në spital me COVID-19.