Bota

Sassoli, Europa ka nevojë të rimarrë shpirtin e Etërve Themelues

4 Korrik 2019, 13:24| Përditesimi: 4 Korrik 2019, 13:26

  • Share

I zgjedhur president i Parlamentit Europian me votat e socialistëve, popullorëve dhe liberaleve, David Sassoli, ish gazetari i Rai Uno, në qendër të fjalimit të tij të përurimit kshte reformën e institucioneve evropiane që "ndonëse janë të papërsosura, na kanë garantuar lirinë".

Europa ka nevojë të rimarrë shpirtin e Etërve Themelues duke kombinuar rritjen, mbrojtjen sociale dhe mjedisore si edhe rivendosjen e investimeve të qëndrueshme, deklaroi David Sassoli

Përfaqësuesi i Partisë Demokrate italiane theksoi vullnetin dhe angazhimin për të rritur barazinë gjinore dhe nxitjen e një roli më të madh për gratë në krye të ekonomisë, politikës dhe çështjeve sociale.

Eurodeputeti italian, David Sassoli është presidenti i ri i  Parlamentit Europian, pas votimit të dytë, ku mori 345 vota pro, kundrejt shumicës së kërkuar prej 334 votash.

Sassoli nuk arriti të fitonte në raundin e parë, por pas konsultimesh mes eurodeputetësh u arrit që të konfirmohej zgjedhja e tij.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?