Futbollisti i Tiranës Jurgen Çelhaka mund të bëjë kapërcimin e madhe këtë merkato vere pasi mesfushori kërkohet nga një klub i Seria A. Burime të Report TV në klubin bardheblu bëjnë me dije se Sassuolo po monitoron me kujdes 20-vjeçarin e spikatur në Superligë.
Deri më tani Sassuolo ka pyetur dhe ka kontaktuar klubin e Tiranës për futbollistin, por ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare. Tirana nga ana tjetër pretendon të marrë të paktën 350 mijë euro nga shitja e futbollistit, por gjithsesi kjo shifër mund edhe të zbresë.
Në rast të shitjes do të ishte një biznes shumë i mirë për Tiranën, që vetëm para tre ditësh mori 500 mijë për Ernest Muçin pa përfshirë bonuset, por mbi të gjitha edhe për lojtarin e kombëtares U-21 Çelhaka, që luan prej 3 sezonesh te bardheblutë. Gjithsesi për lojtarin e interesuar nuk është vetëm Sassuolo, por edhe klube si Rapid Viena apo edhe në Turqi.
Te Tirana jo vetëm Çelhaka, por këtë verë mund të largohen edhe futbollistë si Ismailgeci, por edhe Hoxhallari. Për të gjithë futbollistët ka interes nga klube jashtë vendit, por Tirana nuk është e nxituar ti shesë, pasi pretendon të marrë maksimumin prej tyre.
Tirana ka politike hajdute. Nuk i intereson e ardhmja e lojtarit , por vetem fitimi i tyre. Dhe lojtaret e talentuar perfundojne ne klube dhe vende legene si Legia pa perspektive. Me mire te mbajne nje pjese te kartonit dhe ti shesin lire.
Përgjigju