Bota

Sateliti i BE fotografoi retë e tymit mbi Delvinë e Gramsh

14 Gusht, 15:11| Përditesimi: 14 Gusht, 15:14

  • Share

Pasojat e zjarreve në Gramsh dhe në Delvinë dukeshin kështu nga hapësira.

Pamjet satelitore të marra në 3 ditë nga sateliti “Copernicus” i BE nga e diela deri të mërkurën e 13 gushtit tregojnë për përmasa të frikshme të tymit të dalë nga vatrat gjigande në zonën e Gramshit dhe të Delvinës.

Në Skënderbegas të Gramshit, dukshëm, flakët kanë prodhuar pasoja më të mëdha.

Njollat e zeza që kanë zëvendësuar imazhet e gjelbërta, duken dhe nga shërbimi i ofruar nga Google.

Por Shqipëria nuk ishte e vetmja së cilës iu desh të përballej me zjarre të përmasave të mëdha.

Imazhet satelitore dëshmojnë për situata dramatike dhe në ishujt e Kios dhe Zakinthos në Greqi apo Vezuvin në Itali, si dhe zjarre aktive pranë Transcoso, në Portugali.

Zjarret në Siri dhe Turqi u dokumentuan edhe nga NASA krahas satelitit të BE

Qendra e Përbashkët e Kërkimit Shkencor të BE citohet nga Reuters të ketë raportuar  4402 km katrorë ose 440 mije hektarë të prekura nga zjarret në eurozonë deri më tani në vitin 2025. Numri përbën dyfishin e mesatares për të njëjtën periudhë të vitit që nga viti 2006.

Vetëm në Shqipëri, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, nga janari deri më tani, janë djegur plot 50 mijë hektarë pyje në 93 vatra zjarresh.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?