Karim Benzema

Sauditët poshtërojnë Benzema-në, i vendosin pseudonim e ri për ta tallur

28 Dhjetor 2023, 17:31| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 17:36

  • Share

Ish-futbollisti i Real Madrid, Karim Benzema duket se po përjeton një “ferr” të vërtetë në Arabinë Saudite ku së fundmi është bërë objekt talljeje nga tifozët atje.

Paraqitjet e tij të dobëta për Al Ittihad bëri që ai të përqeshej nga fansat dhe t’i vihej pseudonimi i veçantë “Ben Hazima” që nga arabishtja përkthehet “biri i humbjes”.

Sulmuesi francez shënoi 12 gola në 20 ndeshje të luajtura, të cilat nuk kënaqën oreksin e sauditëve pasi paguhet 200 milionë euro në sezon.

Pritshmëritë ishin të mëdha, por një nga sulmuesit më të mirë në botë nuk justifikohet me ato para dhe ai po përballet me një periudhë të vështirë në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se Benzema vendosi të ndërmarrë një tjetër hap të pazakontë dje për shkak të kritikave publike, pasi çaktivizoi profilin e tij në Instagram.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?