TIRANË - Mëngjesin e sotëm (17 dhjetor) një banesë në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 06:30 në zonën e Saukut ku ka rënë zjarr në katin e dytë të shtëpisë së një personi me iniciale I.Ll.
Zjarrëfikësja ka ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe fatmirësisht si pasojë nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.
"Më datë 17.12.2020, rreth orës 06:30, në Sauk ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës së shtetasit I.Ll, ku ka vetëm dëme materiale. U bë evakuimi i menjehershëm i banorëve nga sherbimet e Policisë" - njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.