Foto ilustruese

Sauk/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë, plagosen gjyshja, djali dhe nipi (EMRAT)

28 Prill, 14:11| Përditesimi: 28 Prill, 14:36

  • Share

TIRANË – Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Sauk, duke shkaktuar plagosjen e 3 familjarëve.

Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve kanë mbetur të lënduar pronari i banesës, 46-vjeçari Agim Daxha, djali i tij 19-vjeçar i identifikuar si Bjorgo Daxha dhe gjyshja 70-vjeçare e identifikuar si Lutfie Daxha.

3 të plagosurit janë në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Report tv mëson se e moshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndryshe nga dy të tjerët, gjendja e të cilëve paraqitet e qëndrueshme;.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit  A. D., 46 vjeç,  B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?