Receta

Savarin me rrush të thatë, ëmbëlsira e kekut të sherbetosur nga zonja Albana

26 Qershor, 11:47| Përditesimi: 26 Qershor, 11:49

  • Share

Savarin me rrush të thatë

Përbërësit:

  • 350 gr miell
  • 1 lugë maja
  • 4 lugë qumësht
  • 50 gr gjalpë
  • 2 vezë
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 majë thike kripë
  • 50 gr rrush të thatë
  • Lëvore portokalli

Për shurupin:

  • 150 gr sheqer
  • 50 ml rum
  • Lëngu i 1 portokalli

Për dekor:

  • 3 lugë marmeladë portokalli
  • 2-3 lugë ajkë
  • Feta portokalli
  •  

Përgatitja:

Në masën e miellit të situr, hedhim majanë e ardhur me qumësht të vakët. Shtojmë vezët e tundura, sheqerin, vaniljen, lëvoren e portokallit të kaluar në rende, kripë dhe gjalpë të shkrirë. E trazojmë mirë derisa të formohet një brumë i ngjeshur, por i lëmuar. Shtojmë rrushin e thatë dhe brumin e ngjeshim duke i dhënë formën e rolesë dhe më pas të kurorës. E vendosim në një tavë keku të lyer me yndyrë. E mbulojmë me plastmas dhe e lëmë në vend të vakët për 1 orë, derisa të dyfishohet masa e brumit. Më pas e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 190 gradë për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe të nxehtë e hedhim mbi savarin e pjekur dhe të ftohur (pasi e kemi shpuar në disa vende). Në fund nxehim marmeladën me 2 lugë ujë dhe me të lyejmë ëmbëlsirën. Në mes e zbukurojmë me ajkë të rrahur dhe në anësore vendosim feta portokalli të cilat i kemi zier me sherbetin.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?