Sazan Guri ka shpallur kandidaturë për të garuar në "Primaret" e PD-së për Bashkinë e Beratit ku do të zgjidhet kandidati për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë gjë, Guri e bëri me dije gjatë një bashkëbisedimi me Sali Berishën.
Ambientalisti tha se nuk ka rëndësi nëse fiton apo jo, por e rëndësishme është të guxojë. Madje ai tha më tej se nëse i fiton zgjedhjet, rivalin e tij në "Primare" do e bëjë direkt nënkryetar bashkie
"Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s'ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. Po unë guxova si intelektual, si djalë Berati. Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar, ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkurron. S'ka rëndësi fare, të guxojmë"- tha Sazan Guri.
Lajmi kryesor:
Zef Hila kërkon rikthimin në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, shpall kandidaturën në Primaret e Berishës
M.Q./ReportTv.al