Kultura

Sazan Guri prezanton trilogjinë për shqiptarët: Libri do shkojë dhe në Kanada e Australi

27 Qershor 2018, 21:32| Përditesimi: 27 Qershor 2018, 21:39

  • Share

‘Vlerat dhe Visaret e Shqiptarëve ndër Shekuj të Mijëvjeçarëve’ është trilogjia e ambientalistit dhe gjeologut Sazan Guri, promovuar këtë të mërkurë në Muzeun Historik Kombëtar. Në fjalën e tij, Sazan Guri flet mbi përmbajtjen e këtyre librave të ardhur në formë studimesh, duke thënë se në fokus është njohja e vlerave të shqiptarëve ndër shekuj.

Kam shkruajtur një javë, dy javë, i kam shkruajtur për ta kuptuar dhe njerëzit me 9 klasë. Çdo njeri nuk ka nevojë për të qenë historian, s’ka nevojë. Libri do shkojë në Kanada e Australi për t’u thënë fëmijëve kush jeni.  Thotë Gëtja: Njeriu është i vjetër aq sa historinë e vetë.

Sazan Guri, autor i librit, ambientalist

Presidenti Ilir Meta, i ftuar nderi në këtë aktivitet vlerësoi punën e bërë nga Sazan Guri dhe tha se mesazhi që përcjell trilogjia e tij është mjaft domethënëse.

Nuk është nga ata që i pranojnë të vërtetat të gatshme. Është kërkues në vazhdim të edukimit të parë dhe të shkollimit të para si gjeolog. Misioni në këtë trilogji të profesor Sazan Guri është i një dimensioni kombëtar.

Ilir Meta, President


Ambientalisti Guri, i kërkoi presidentit që të shpallet një ditë ndërkombëtare e Plisave, në nder të mjaft personaliteteve të shquara që i kanë mbajtur ato.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?