Foto e publikuar në Facebook

Kronikë

‘S’bëhemi njerëz’, gjen biçikletën të hedhur, qytetari mesazh kryebashkiakut Veliaj: Mos u merr me ne (Foto)

3 Tetor 2018, 15:00| Përditesimi: 3 Tetor 2018, 15:09

  • Share

Një qytetar ka publikuar disa foto në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku ka parashtruar një shqetësim. Qytetari në fjalë Çim Memetaj, ka gjetur sot një biçikletë të “Mobike”, të hedhur në plehra, dhe është ndjerë keq nga kjo situatë.

“Sot duke bërë xhiron e ditës në këmbë nga rezervuari i Kombinatit, gjejmë të hedhur në kanal biçikletën e bashkisë. Nuk bëhemi njerëz z.Veliaj prandaj mos u merr me kafshët. Për t’u qytetëruar këtyre ju duhen 100 vjet.,”- shkruan Memetaj krahas fotove.

“Mobike”, janë biçikletat të cilat Bashkia e Tiranës i ka vënë në dispozicion të qytetarëve dhe për të lëvizur me to mjafton të kesh një aplikacion të shkarkuar në celular.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sefer Daja: 04/10/2018 14:09

    Sikur të reagonte kështu ky zotëria dhe në rastin e Arditit të ndjerë!!! E ka mire që ne nuk bohemi njerëz! Na vjen keq për biçikletat (ka dhe një zë për allishverish në to) e nuk ngremë zërin kur na vrasin e përpiqen të na mbulojnë!

    Përgjigju
  • Highlanderi: 03/10/2018 22:23

    Kjo eshte malokeri e mbjelle nga bisha e Viçidolit.

    Përgjigju
  • Fredi: 03/10/2018 16:22

    Shtazë të egra të prapambetura...egërsira mali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?