Scholz nga Tirana: Dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës, të bëhet një hetim nga autoritetet

16 Tetor 2023, 19:06| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 19:22

  • Share

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz në Samitin e Berlinit në Tiranë tha se dënon sulmin në veri të Kosovës dhe vrasjen e policit Afrim Bunjaku. Sipas kancelarit gjerman duhet të bëhet një hetim i plotë nga autoritet në Kosovë të cilat duhet të bashkëpunojnë me ato serbe për të zbardhur ngjarjen.

'Ta dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës. Kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim. E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës. Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë.  Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.’- tha Scholz.


Lajmi kryesor:

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Historik, shpirti i ri për të ardhmen e rajonit në BE! Scholz: Kemi gabuar, jemi vonuar me zgjerimin! Von der Leyen: 2030? Procesi i bazuar në meritë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?