Olaf Scholz

Scholz nuk e ndryshon mendjen: Nuk ka raketa Taurus në Kiev pas raketave amerikane

29 Prill, 17:12| Përditesimi: 29 Prill, 17:14

  • Share

Edhe pas furnizimit amerikan me raketa Atacms në Ukrainë dhe thirrjeve polake për ta rishqyrtuar, kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti 'jo' për dërgimin e raketave Taurus në Kiev.

"Vendimi im mbetet i pandryshuar," tha Scholz, duke folur në një konferencë për shtyp në Berlin së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Ndërsa më tej kancelari iu përgjigj një pyetjeje bazuar në deklaratat e Ministrit të Jashtëm polak Radoslaw Sikorski, i cili, në edicionin e së dielës të Bild (BamS), tha:

 "Shpresoj që kancelari të ndihet i inkurajuar nga ngjarjet e ditëve të fundit", duke folur me nënkuptim për dërgimin e raketave taktike amerikane siç raportohet nga agjencia Dpa.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në muajn shkurt, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Atacms dhe Taurus janë të vetmet armë që mund të përdoren për të luftuar efektivisht logjistikën ruse pas vijës së frontit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?