Olaf Scholz

Scholz paralajmëron Von der Leyen të mos punojë me ekstremistët e krahut të djathtë

25 Maj, 10:51| Përditesimi: 25 Maj, 10:54

  • Share

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar indirekt presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të mos përpiqet të sigurojë një mandat tjetër në detyrë pas zgjedhjeve evropiane me ndihmën e ekstremistëve të krahut të djathtë.

“Është e qartë për mua se kur të formohet Komisioni i ardhshëm Evropian, ai nuk duhet të bazohet në një shumicë në parlament që kërkon gjithashtu mbështetjen e ekstremistëve të krahut të djathtë”, tha Scholz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin portugez Luís Montenegro në Berlin.

“Në këtë drejtim, jam shumë i trishtuar nga paqartësia e disa deklaratave politike”, tha ai.

Në prill, Von der Leyen nuk e përjashtoi bashkëpunimin me grupin e djathtë të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), të cilit i përket edhe partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, “Fratelli d’Italia”.

Von der Leyen, e cila është kandidatja kryesore e grupit konservator të Partisë Popullore Evropiane (EPP), mbrojti pozicionin e saj në Parlamentin e BE-së.

“Kam punuar shumë mirë me Giorgia Melonin në Këshillin Evropian, ashtu siç bëj me të gjithë krerët e shteteve dhe kryeministrat”, tha politikania gjermane i kristiandemokratëve (CDU).

Scholz, një socialdemokrat i qendrës së majtë, tha se pozicioni i tij ishte i qartë:

“Do të jetë e mundur vetëm krijimi i një presidence të komisionit që bazohet në partitë tradicionale… Çdo gjë tjetër do të ishte një gabim për të ardhmen e Evropës”, tha Scholz, një socialdemokrat i qendrës së majtë.

Nga ana e saj, Von der Leyen kritiokoi ashper partinë e ekstremit të djathtë të Gjermanisë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në një fjalim në shtetin verior gjerman të Saksonisë së Ulët.

“AfD është në luftë me vlerat themelore, po nxit propagandën për presidentin rus Vladimir Putin dhe po kryen spiunazh në favor të Kinës”, tha ajo të premten në një aktivitet të fushatës zgjedhore evropiane për partinë e saj CDU në Steinhude.

Von der Leyen akuzoi AfD-në se ka sjellë propagandën e Putinit në shoqërinë gjermane.

Kreu i grupit “Identitet dhe Demokraci” në Parlamentin Evropian bëri të enjten një kërkesë për të përjashtuar partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Vendimi erdhi pas një seri incidentesh që përfshijnë Maximilian Krah dhe në vazhdim delegacionin gjerman të Grupit dhe ndikimin e tyre në reputacionin e grupit të Parlamentit Evropian”, thuhet në tekstin e mocionit.

Krah është nën vëzhgimin kritik publik pas deklaratës së tij, se jo të gjithë anëtarët e Schutzstaffel (SS) ishin kriminelë. SS ishte një organizatë e madhe paraushtarake nën drejtimin e Adolf Hitler dhe një Parti Naziste.

Të nëntë ligjvënësit e AfD-së janë në listën për përjashtim në votimin që pritet të zhvillohet sot.

Kërkesa për përjashtimin e të gjithë anëtarëve të AfD-së nga grupi i Parlamentit Evropian iu dërgua përfaqësuesve të lartë të partive politike në ID.

Partia italiane “Lega” tashmë ka rënë dakord me mocionin. ATSH

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?