Olaf Scholz

Scholz: Përdorimi i armëve për të goditur Rusinë nuk do të kontribuojë në përshkallëzim

4 Qershor, 11:02| Përditesimi: 4 Qershor, 11:31

  • Share

1715002972_olafscholz.JPG

Foto: Olaf Scholz

Zgjedhja e Gjermanisë për të lejuar Kievin të përdorë armë gjermane për të goditur territorin rus nuk sjell ndonjë rrezik përshkallëzimi.

Kështu është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz në një intervistë të dhënë së fundmi.

 "Ne jemi të sigurt se kjo nuk do të kontribuojë në një përshkallëzim sepse - siç tha edhe presidenti amerikan - është vetëm një çështje që ka të bëjë me aftësinë për të mbrojtur një qytet të madh si Kharkiv, për shembull, tha Scholz.

Vendimi - siguroi më pas ai - u mor "me kujdes" së bashku me "miqtë dhe aleatët".

“Dhe qytetarët gjermanë mund të llogarisin faktin se unë nuk do të lejoj asnjë formë presioni që të më bindë të marr një vendim që nuk është i drejtë ose i përshtatshëm për momentin”, thekson Scholz.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Norvegjia: NATO ka 2-3 vite kohë për t’u forcuar para një sulmi rus! Moska: Instruktorët ushtarakë të Perëndimit nuk do kenë imunitet nga sulmet tona


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?