"Situata është në duart e Putinit. Ai mund t'i japë fund kësaj lufte." Kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz në një video-mesazh javor kushtuar përvjetorit të agresionit rus kundër Ukrainës, të publikuar në internet me titra ukrainase.
Nuk është dorëzimi i armëve perëndimore në Kiev që e zgjat luftën, vazhdoi ai, "është e kundërta: sa më shpejt presidenti i Rusisë të kuptojë se nuk do t'i arrijë qëllimet e tij imperialiste, aq më e madhe do të jetë shansi për një fund të shpejtë në luftë".
Lajmi kryesor:
Sot 1 vit luftë në Ukrainë/ Mbledhja e G7: Kosto të rënda për ata që mbështesin Rusinë! Zelensky: Nevojitet një samit i paqes! Synoj një takim me presidentin kinez Xi
G.MO/ReportTv.al