Michael Schumacher

Sport

Schumacher, 11 vite jetë 'të pezulluar'

29 Dhjetor 2024, 18:52| Përditesimi: 29 Dhjetor 2024, 18:53

  • Share

Njëmbëdhjetë vite më parë, në 29 dhjetorin e 2013 Michael Schumacher do aksidentohej duke bërë ski në Alpet Savoie të Francës dhe prej asaj kohe do humbiste vetëdijen, por jo dashurinë dhe kuriozitetin e fansave për gjendjen e tij shëndetësore, e cila vijon të jetë e errët. Në "garën e fundit" Michael ishte në shoqërinë e djalit të tij Mick, atëherë katërmbëdhjetë vjeç.

Sipas dëshmive të drejtpërdrejta të këtij të fundit dhe rindërtimeve të mëvonshme të hetimit, Schumacher u largua nga pista. Më pas ai hyri në një fushë me borë të papërpunuar, një hapësirë jo më shumë se tridhjetë metra e gjerë.

Skitë ngecën dhe shtatë herë kampioni gjerman i Formula 1 u rrëzua, duke goditur kokën në një gur të dalë. Si pasojë, një dëmtim shumë i rëndë në kokë që do t’i shkaktonte dëmtim në tru.

Ndoshta situata u përkeqësua nga prania e një videokamere në kaskë, që e lëndoi më keq. Schumi e kapërceu krizën dhe operacionin e gjatë. Më pak se gjashtë muaj pas aksidentit, Schumacher u zgjua nga koma dhe u transferua në një klinikë private në Lozanë për të ndërmarrë një proces rehabilitimi.

Gjatë kësaj periudhe, Schumacher iu nënshtrua operacioneve të tjera kirurgjikale. E në fund u transferua në vilën “La Reserve”, rezidenca e tij luksoze zvicerane e Gland, në brigjet veriore të liqenit të Gjenevës. Schumacher është mbrojtur nga konfidencialiteti total i familjes së tij dhe i shumë pak njerëzve të lejuar në praninë e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?