Schutz: Gjermania do bëjë gjithçka që integrimi i Shqipërisë të jetë në krye të axhendës së BE-së

25 Tetor 2019, 13:03| Përditesimi: 25 Tetor 2019, 13:08

  • Share

TIRANË- E Ngarkuara Federale për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, Ambasadorja Susanne Schütz ka deklaruar se Gjermania do të bëjë gjithçka që integrimi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut të jetë në krye të agjendës së BE-së. Në konferencën e OSBE-së për Mesdheun, Schütz, e cila më herët ka mbajtur postin e ambasadores gjermane në Shqipëri, tha se ishte e zhngënjyer nga vendimi i liderëve të BE-së, teksa u ka bërë thirrje edhe opozitës parlamentare që të bashkëpunojë në realizimin e Reformave.

"Bashkëbiseduesit shqiptarë në takimet e sotme më shprehën zhgënjimin dhe mungesën e mirëkuptimit për faktin, që para një jave në Bruksel nuk u mbërrit dot tek një „PO“ për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Edhe  unë jam e keqardhur lidhur me rezultatin e konsultimeve në Bruksel. Gjermania ishte angazhuar për një „Po“. Sido që të jetë, premtimi i Selanikut mbetet - e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëdimor është në BE! Ne do të bëjmë gjithçka, që të vazhdojmë të mbajmë në krye të agjendës së BE-së interesin legjitim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hedhur hapat e radhës në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe të angazhohemi për një nisje të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit. Por për këtë do të kemi sërish nevojë për argumente të mira. Ndaj është me rëndësi të jashtëzkonshme që Shqipëria të vijojë më tej përpjekjet reformuese të viteve të fundit, veçanërisht ato në sektorin e drejtësisë, sikurse dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë qëllim duhet që të gjitha forcat politike - dhe këtu përfshihet edhe opozita joparlamentare - të tërheqin litarin në një drejtim e të marrin përgjegjësi. Të gjitha reformat e nisura janë para së gjithash në dobi të popullsisë shqiptare. Një administratë publike profesionale dhe transparente, një system i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore - të gjithë këta objektiva  janë në interes të vetë Shqipërisë. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen", tha Schütz.

Krahas kësaj në Ministrinë e Jashtme u zhvilluan konsultimet e përvitshme qeveritare mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Ambasadorja Schütz u takua dhe bisedoi gjithashtu me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

"Si vend mikpritës dhe shtet i kryesimit së Konferencës së OSBE-së për Mesdheun Shqipëria tregoi që merr përsipër përgjegjësi për arkitekturën rajonale të sigurisë dhe që së bashku me ne ndjek objektivin e konsolidimit të multilateralizmit. Në si Qeveri Federale e përshëndesim shprehimisht këtë dhe do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë edhe më tej në kontekstin e  e kryesimit prej saj të OSBE-së për vitin 2020", përfundoi Schütz.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?