‘Jeni të informuar se rruga mbaron dhe s'do të jetoni sa shqiponjat?!’ Porosia e Ramës për bashkëpunëtorët

16 Mars, 09:04| Përditesimi: 16 Mars, 10:30

  • Share

Besimtarët myslimanë janë në muajin e shenjtë të Ramazanit prandaj personazhi në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ishte myftiu i Tiranës,  Bilal Teqja imami i xhamisë së Xhurës

Jetoje jetën si udhëtar! Kush e jeton jetën si udhëtar është shumë i çliruar nga ngarkesat, sëkëlldive, si çfarë do marr...!  Mos bëj keq! Fal! Apo “ Në emër të Zotit lexo mor lexo!” janë disa nga mesazhet që u përcollën gjatë këtij podcasti.

Vetë kryeministri ndau një moment bashkëbisedimi me bashkëpunëtorët e tij.

“Kush e jeton jetën si udhëtar ka fatin të shijojë shumë se e di se rruga mbaron. Unë shpesh herë u them kolegëve e bashkëpunëtorëve! Ore jeni të informuar se rruga mbaron dhe nuk do të jetoni sa Shqiponjat?!”

“Unë kam pasur probleme me zemërimin dhe reagimin por shyqyr Zotit inatin, atë ngarkesën e brendshme që të bën që të errësohen sytë apo të mos shohësh qartë apo të rrish me njërin si do ia kthesh e kam pasur gjithmonë më pak”

Ora 09:18
‘Në emër të Zotit, lexo!’ Rama flet me myftiun e Tiranës, Bilal Teqja: Për herë të parë në xhami kur isha 12 vjeç

Tirane-  Teksa besimtarët myslimanë kanë hyrë në muajin e Shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama bisedoi me myftiun e sapo-zgjedhur të Tiranës Bilal Teqja për rëndësinë që agjërimi ka.

“Nëse e mendojmë besimin islam si një ndërtesë të bukur, ajo mbahet në 5 shtylla. E para, është fjala. Katër të tjera janë vepra, agjërimi, falja, axhi, zekati. Nga të gjithë adhurimet, agjërimi i Ramazanit është më interior, sepse kultivon sinqeritet, kultivon shpirtin e njeriut, që përmbledh kodet morale që ka njeriu në jetë. Është momenti më i mirë për të kuptuar se çfarë vlerash ke ti si njeri, çfarë mund të rregullosh, çfarë mund të japësh më shumë” tha Teqja

Në episodin e 8, të sezonit të 3-të të podcastit Flasim, Rama dhe Myftiu I Tiranës u ndalën edhe te rendësia e leximit në islam.

Boja e shkrimit të nxënësit është më e shenjtë se gjaku i martirit. Në emër të Zotit, lexo!’ tha Rama

“Dija është pikënisja e gjithçkaje” u shpreh Imami.

Teqja rrëfeu si iu përkushtua besimit islam, që nga hera e parë kur hyri në xhami në moshën 12-vjeçare dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve në shkollat fetare.

S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?