Politikë

‘Këneta dhe dashuria ime Luli s'e donin reformën në drejtësi dhe u mbyllën në çadër’, Rama nga Athina: E dinim që shpata do të binte edhe mbi kokat tona! S’jemi penduar, por jemi krenarë (VIDEO)

30 Mars, 17:24| Përditesimi: 30 Mars, 19:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te reforma në drejtësi, duke thënë se PS është e vetmja garante. Sipas kreut të qeverisë, opozita nuk donte ta votonte as vettingun, as SPAK dhe madje u mbyllën në çadër. Ai ironizoi edhe partitë e vogla duke thënë se kanë ndërruar vetëm fytyrat.

“Më 11 maj është ftesë për tu bashkuar të gjithë në trenin e historisë.  E dini mirë se Shqipëria sot po ndryshon edhe në një aspekt, në aspektin e barazisë para ligjit. Për herë të parë që kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, njerëz të lidhur me pushtetin politik, figura me fuqi po shkojnë para drejtësisë. Prokurorisë dhe gjykatës të pavarur po i marrin në pyetje, po hetojnë, akuzojnë dhe dënojnë. Tani dëgjoni se të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista. Nuk kuptojnë një gjë që ne nuk jemi në një punë por në një mision, e që ta bëjmë Shqipërinë njëherë e mirë pjesë të familjes evropiane. E dimë shumë mirë që për të bërë këtë barazia e ligjit është kusht, ashtu sikundër mund të mos jemi shumë të mençur por s’besoj se na merr njeri për budallenj sa t’i hynim detit në këmbë dhe të mos e dinim se duke i dorëzuar shpatën, nuk parashikonim që ajo shpatë do të binte edhe  mbi kokat tona, e disave nga ne. Ne e dinim këtë. Nuk jemi penduar për këtë, por jemi krenarë për këtë."


Lajmi kryesor:

Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?