Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron

Bota

‘S’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak’, çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron në Bazilikën e Shën Pjetrit

28 Prill, 11:06| Përditesimi: 28 Prill, 11:16

  • Share

Takimi kokë më kokë, Trump dhe Zelensky-n në dy karrige të vendosura në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit pak para ceremonisë mortore të Papa Françeskut ishte një nga ngjarjet diplomatike më të përfolura këtë fundjavë.

Megjithatë, me sa duket, në takim u përpoq të merrte pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, por homologu i tij amerikan e ka nxjerrë “jashtë loje”.

Videoja ku Trump mesa duket i kërkonte Macron të largohej u bë virale në rrjet dhe një ekspert i leximit të buzëve "lexoi" buzët e Presidentit të SHBA kur kreu i Elysse iu afrua.

Sipas Nicola Hisling, Trump i tha Macronit: "Qetësohu, ulu, më lër pak",  - përpara se të shtonte disa sekonda më vonë: "Nuk duhet të jesh këtu, dua që të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu".

“Zelensky tund me kokë në shenjë dakordësie dhe famullitari që është para kamerës kthen kokën anash duke parë i shqetësuar për atë që ka dëgjuar mes tyre”, shkruan The Sun.

Eksperti arriti të “deshifrojë” edhe atë që kapën kamerat nga takimi Trump-Zelensky. Sipas analizës së tij, Zelensky i tha Trumpit: "Unë do të doja që ju ta bëni këtë, por jo në këtë mënyrë", ndërsa presidenti amerikan ju përgjigj: "Është një strategji interesante, ju keni sigurinë time".

Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë e përshkroi takimin mes liderit amerikan dhe atij ukrainas si "shumë produktiv", ku Zelensky foli për një bisedë që mund të bëhet "historike".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?